Viti i ri nisi me një ndryshim të rëndësishëm për abonentët e “Sky”, të cilëve u është lehtësuar kalimi nga një kanal në tjetrin. Prej 2 janarit, kanalet e “Mediaset” janë rikthyer në platformën pay TV.

Risia prek “Canale 5”, “Italia 1”, “Rete 4”, “Canale 20”, “La 5”, “Mediaset Extra”, “Italia Due”, “Top Crime”, “TGcom24”, “Iris” dhe “Focus”.

Nuk është hera e parë që “Mediaset” është pjesë e “Sky”, pasi diçka e tillë ishte edhe para tre vjetësh, për t’u rikthyer tashmë pas zgjidhjes së mosmarrëveshjeve mes dy transmetuesve televizivë.

Futja e kanaleve të reja nuk do të kërkojë ndonjë veprim në dekoder, pasi azhurnimi i renditjes së tyre do të bëhet automatikisht.