“Marvel” është gati për të parin superhero gay. Shefja e programacionit në universin kinematografik, Victoria Alonso deklaroi se ka ardhur momenti për një hero gay.

Alonso deklaroi për “Variety”: “Tema më tërheq shumë. Suksesi ynë bazohet mbi personazhe që janë dukshëm të ndryshëm. Pse duhet të prezantojmë vetëm një tipologji karakteri”?

Me regji të Clohé Zao, “The Eternals” tregon historinë e njerëzve të lashtë të krijuar nga raca aliene e Celestial, për të mbrojtur Tokën nga të tmerrshmit Deviant. Sersi, një ndër protagonistët, është në gjendje të manipulojë energjinë kozmike dhe ta bëjë të pavdekshëm.