Nisi numri mbrapsht për “Avengers 4”. “Marvel Studios” nxori në faqen online “countdown”-in për filmin e shumëpritur, njësoj siç bëri dhe me “Spider-Man: Far from Home”.

Fansat kanë pritur lajme për këtë film, që pas daljes së “Infinity War” më herët gjatë vitit. Pas muajve heshtje, bosi i “Marvel” Kevin Feige deklaroi se traileri i filmit do të dalë në fund të këtij viti.

Numërimi mbrapsht për “Avengers 4” është 176 ditë. Fansat janë shprehur se do të donin më shumë një “countdown” për titullin apo për trailerin, pasi janë tepër kureshtarë të dinë më shumë për këtë projekt kinematografik për të cilin deri tani nuk është zbuluar shumë.