Është thjesht një copë letër! Kështu e konsiderojnë disa martesën, sepse sipas tyre për të qenë të lumtur me dikë nuk është e nevojshme të betohesh për dashuri përjetshme përpara në kishë apo në bashki. Dhe çifte që e kanë treguar deri tani se dhe kjo mënyrë funksionon ka disa në botën hollivudiane. Një shembull i jashtëzakonshëm janë Goldie Hawn e Kurt Russell, (në foto), të cilët nëse do të kishin thënë “po” vite më parë tani do të festonin përvjetorin e argjendtë, 36 vjet së bashku.

Ricky Gervais e Jane Fallon: 37 vjet

Komediani britanik dhe partnerja e tij janë bashkë prej rreth katër dekadash. Sipas tij, “martesa false” mes tyre ka zgjatur më shumë se ato të vërtetat. Por, për të ndryshon pak puna, sepse është ateist dhe mendon se nuk ka kuptim që të martohesh përpara Zotit, sepse “Zoti nuk ekziston”.

Oprah Winfrey e Stedman Graham: 33 vjet

Sipas Oprah, nëse, pas shpalljes së fejesës në vitin 1992, 6 vjet pasi ishin njohur në një evet bamirësie, ajo dhe Graham do të ishin martuar, sot ata nuk do të ishin më bashkë, sepse “martesa kërkon një lloj tjetër përkushtimi, me të cilën nuk do të ishte përshtatur”.

Shakira e Gerard Piqué: 8 vjet

Ylli kolumbian i popit dhe futbollisti i Barcelonës u njohën gjatë xhirimeve të videos muzikore “Waka Waka (This Time for Africa)”, kënga e Shakirës që u bë himni i Botërorit të Futbollit në vitin 2010. Prej atëherë janë ende së bashku, kanë dy fëmijë. Sa për martesën, nuk duket se e kanë me ngut, pasi për momentin thonë se kanë gjithçka që u nevojitet.

Ryan Gosling ed Eva Mendes: 8 vjet

Përpara se të njihej me partnerin e saj, aktorja nuk dëshironte fëmijë. Por gjithçka ndryshoi gjatë filmit “The Place Beyond the Pines”, ku dhe u njohën. Tani, çifti ka dy vajza, por nuk janë të martuar.