Mark Wahlberg do të zëvendësojë Chris Evans në filmin “Infinite”, me regjisor Antoine Fuqua. Ylli i “Marvel” kishte pranuar rolin e protagonistit në muajin shkurt, por tani iu desh të hiqte dorë për shkak të angazhimeve të tjera që e bëjnë të pamundur prezencën e tij.

“Infinite” do të jetë një përshtatje e romanit “The Reincarnationist Papers” që tregon historinë e Cognomina, një shoqëri sekrete e përbërë nga njerëz që kujtojnë jetën e tyre të mëparshme. Një i ri i torturuar nga kujtimet e dy jetëve të mëparshme perballet me organizatën dhe vendos të bashkohet me të.