Pasi u zbulua se xhirimet e serialit “The lord of the rings” do të zhvillohen në Skoci, “Daily Record” shkruan se “Amazon” do të shfrytëzojë studiot e reja në Leith, Edimburg dhe se ndezja e motorëve të produksionit është caktuar për në gusht. Sezoni i parë është parashikuar të transmetohet mes vitit 2020 dhe 2021.

Producentët shpresojnë që xhirimet të vijojnë deri në nëntor. Janë arritur shumë akorde dhe tani duhen respektuar vetëm afatet. Seriali do të ambientohet në Erën e Dytë të Ardas.

“Amazon” po e prodhon serialin në bashkëpunim me “New Line Cinema”, “HarperCollins” dhe “Tolkien Estate and Trust” dhe flitet për një shpenzim të mundshëm që mund të arrijë deri në 1 miliard dollarë.