“The Lion King” është drejt rrugës për t’u bërë filmi “Disney” live-action me suksesin më të madh në Kinë.

Në ditën debutuese në Kinë, një javë para asaj amerikane, arkëtoi 13.4 milionë dollarë. Ky rezultat kalon dhe tre ditët e para të “Toy Story 4”, rreth 13.2 milionë dollarë.

Por sipas parashikimeve, shifrat sado të larta, prapë nuk arritën kulmin e synuar, duke parë dhe mos pasjen e konkurrencës me filma në kinematë kineze.

Gjithsesi, vlerësimet kanë qenë të mira dhe pritet që “The Lion King” të arrijë shifra rekord në Kinë.