Dimri vijon të kthehet për Emilia Clarke! Pas “Game of Thrones” do të shfaqet në “Last Christmas”, komedia romantike e Paul Feig, së bashku me Henry Golding, traileri i të cilit sapo është publikuar.

Shkruar nga Emma Thompson, që edhe interpreton, filmi flet për Kate (Emilia Clarke), një vajzë që punon si elb në një dyqan në periudhën e krishtlindjes. Ndërsa shëtit nëpër Londër takon Tom (Henry Golding), i cili arrin të çajë murin që ajo ka vendosur mes saj dhe botës.

“Last Christmas” është frymëzuar nga balada e George Michael, ku do të përdoren edhe këngë të papublikuara më parë të këngëtarit të ndjerë.

Filmi pritet të dalë në kinematë amerikane më 15 nëntor 2019.