“Sunday Times” shkruan se një tjetër anëtar i stafit të shtëpisë mbretërore britanike largohet për shkak të Meghan Markle. Australiania Samantha Cohen, 50 vjeçe, prej 17 vjetësh në shërbim të mbretëreshës deklaroi se do të japë dorëheqjen menjëherë pas lindjes së fëmijës së dukëve të Sussex. Sekretarja private e çiftit, e njohur si një ndër të besuarat e Elizabeth, nuk e ka duruar dot presionin e bashkëshortes së princit Harry.

Sipas medies, Cohen, e njohur si “pantera”, për shkak të karakterit të saj, njoftoi dorëheqjen pikërisht prej vështirësisë për të menaxhuar kërkesat e dukëve të Sussex.

Ishte zgjedhur për t’i mësuar Meghan-it të gjitha rregullat e Oborrit, por nuk e ka duruar dot peshën e kërkesave të Markle. Njësoj siç bëri një tjetër anëtare e stafit, Melissa Toubati, që e la detyrën një muaj më parë, sepse, siç është deklaruar në medie, Meghan ia vështirësonte punën.