Televizorët po bëhen gjithnjë më të lehtë e më elegantë. Por, TV nuk janë vetëm panele, ka edhe përbërës të tjerë. Elektronika zë shumë vend, po ashtu edhe lidhja dhe procesori i imazhit, ja përse ende nuk është mundësuar pasja e një televizori disa milimetra të gjerë, thjesht sipërfaqja e tij.

“Samsung” është e para kompani që ka gjetur një zgjidhje, por që komplikon gjërat në fazën e pozicionimit të televizorit, nëse bëhet një instalim i pastër dhe që të fshehë në maksimum kabllot në dukje.

Me “One Connection Box” të kompanisë koreane pjesa më e madhe e vështirësive është e zgjidhshme. Tani, “Samsung” kërkon të përmirësojë teknologjinë, për të arritur synimin final; të hiqen tërësisht kabllot nga televizori.

“One Connection Box” është një aparaturë e jashtme e lidhur me TV me një fije të hollë të padukshme. Të gjitha kabllot e lidhjes audio-video dhe ushqyerja lidhen me këtë kuti, që mund të vendoset edhe 15 metra larg televizorit.