Lady Gaga është përfolur shpesh për një lidhje me aktorin Bradly Cooper, me të cilin artistja luajti në “A star is born”, por nuk qenka kështu.

Në të vërtetë vetëm tani u mësua se Gaga ka një të dashur tjetër. Në disa foto ekskluzive të revistës ‘People’ shihet Lady Gaga duke u puthur me të dashurin e ri, Dan Horton.

Çifti ka qenë duke drekuar bashkë dhe këngëtarja është parë duke u çuar disa herë për t’i dhuruar puthje të dashurit.