“Wikipedia” është një ndër krijimet që të hyjnë më shumë në punë në internet, pasi të jep mundësi të njohësh mirë botën e muzikës, dhe jo vetëm, e të përshkosh historinë e artistëve të pafund.

Faqet mbi artistët në “Wikipedia” janë organizuar në mënyrë perfekte, të detajuara, duke përfshirë dhe klasifikimet, rekordet, biografitë…

Artistja më e kërkuar në enciklopedinë më të famshme në botë është Lady Gaga. Faqja e saj është vizituar rreth 102 milionë herë në “Wikipedia”.

  1. Lady Gaga: 102 milionë
  2. Miley Cyrus: 74 milionë
  3. Rihanna: 72 milionë
  4. Selena Gomez: 72 milionë
  5. Taylor Swift: 72 milionë