Një karikaturë është shndërruar në simbolin e dhembjes në të gjithë botën në rrjetet sociale, për shkatërrimin e katedrales “Notre-Dame”, në Paris, që u përfshi nga flakët. Skica tregon Kuazimodon, gungaçi i librit të Viktor Hygo, protagonisti edhe i filmave të animuar e jo vetëm, që përqafon i dëshpëruar “shtëpinë” e tij.