Për momentin, “Netflix” dominon në botën e streaming, duke pasur si konkurrente “Amazon Prime Video”, “Hulu” e disa kompani të tjera. Por, në muajt e ardhshëm do të shtohen edhe “Disney+”, si dhe shërbimi i “Apple” e “Warner”.

Supervizori i përmbajtjeve në “Netflix”, Ted Sarandos komplimentoi Shtëpinë e Miushit për hapin që do të ndërmarrë dhe foli për diferencat mes tyre.

“Është situatë e komplikuar”, -deklaroi Sarandos, siç shkruan “Deadline”. “Por mund t’ju them se kanë “storytellers” të jashtëzakonshme. Bob Iger ka krijuar një biznes fantastik. Për ta është gjithçka e re, por në të shkuarën kanë pasur ndryshime”.

Platformat e shumta synojnë te ofertat e përmbajtjeve të ndryshme, siç tha dhe Sarandos: “Interesant është fakti se të gjitha shërbimet e reja streaming kanë përmbajtje të ndryshme. Nuk do të gjeni në “Netflix” asnjë nga ajo që do të shfaqet në “Disney+”, si dhe nuk do të gjeni në “Comcast” e “Warner” atë që është në “Netflix”. Janë pak a shumë të gjithë unikë. Ka mundësi që njerëzit të abonohen në disa shërbime”.