“Apple” po shpenzon miliarda dollarë për të realizuar programet e veta televizive, për t’i transmetuar përmes “Apple TV”, iPhone e iPad. Ka pasur sinjale për prodhime të reja, me yje me emër, si dhe regjisorë, skenaristë e producentë të njohur.

Në media ka pak kohë që përflitet se “Apple” po punon për të lançuar shërbimin e vet “streaming”.

Në ditët e para të vitit, “Samsung” konfirmoi se do të përfshijë edhe “Apple iTunes Movies” dhe programe televizive në televizorët e rinj. Më pas, “Sony”, “LG” e “Vizio” ndoqën shembullin, duke njoftuar bashkëpunimin. Gjithashtu, ka zëra se “VLC” do të shtojë shërbimin “AirPlay” në aplikacionin video.

Sipas “Macworld”, në programet e reja të “Apple” përfshihet edhe një serial i regjisorit dhe skenaristit të “La La Land”, Damien Chazelle, një spektakël me ideatorin e “Bob’s Burgers”, me Kristen Bell e Josh Gad, dhe një spektakël me Kumail Nanjiani e Emily V. Gordon.

“Macworld” shkruan gjithashtu se “Apple” po planifikon t’i ofrojë filmat 2 ose 3 javë pas daljes në kinema.