Regjisori i madh italian Franco Zeffirelli ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare. Ishte i sëmurë prej kohësh. U shua në shtëpinë e tij në Romë.

Maestroja i kinemasë, operës dhe teatrit njihej në të gjithë botën. U bë i njohur për publikun për regjinë e serialit televiziv “Vita di Gesù”, në vitin 1977, që pati një sukses të madh popullor.

Por, fillimet i pati në vitin 1957, në bashkëpunimin me Luchino Visconti, për komedinë “Camping”, me Nino Manfredi.

Ai ka qenë regjisor edhe për aktore të njohura si Elizabeth Taylor e Maria Callas.