Kompania “Marvel” po kërkon që të krijojë një personazh superhero, i cili është homoseksual. Fansat nuk kanë hezituar që të sugjerojnë emra për rolin.

Presidenti i “Marvel Studios”, Kevin Feige tregoi vjet se po punojnë për të sjellë një personazh që i përket komunitetit LGBTQ dhe tani kanë hapur audicionet.

Thuhet se aktori që do të marrë rolin do të jetë pjesë e filmit “The Eternals” në vitin 2020. Shumë prej fansave kanë sugjeruar që aktori Chris Evans, i cili interpreton Captain America të vijë si homoseksual. Mbetet ende për t’u parë se kush do të shfaqet në filmin që do të nisë xhirimet në shtator.