Për një ndër modelet tepër të kërkuara dhe pëlqyera, Kendall Jenner, nuk flitet vetëm për marrëdhëniet profesionale, por sidomos për ato sentimentale.

Pjesëtarja e familjes më mediatike në SHBA është bërë pjesë e një “meme” që qarkullon në rrjetet sociale, lidhur me preferencat e saj në zgjedhjen e partnerëve mes lojtarëve të NBA-së.

Jenner reagoi në një postim në “Twitter”, duke përgënjeshtruar që është shoqëruar me pesë basketbollistët e nxjerrë në foto, por vetëm me dy prej tyre.