Keith Flint, lideri i “The Prodigy”, u vetëvra duke u varur. Ky ishte konkluzioni i policisë britanike bazuar në raportin paraprak të mjekësisë ligjore, për shkakun e vdekjes së këngëtarit. Flint u gjet i pajetë më 4 mars në shtëpinë e tij në Essex.

Për momentin nuk janë dhënë detaje për analizat toksikologjike mbi trupin e viktimës, për të evidentuar gjurmë të mundshme droge, apo abuzim me medikamente ose pije alkoolike.

Lideri i “Prodigy”, grup i cili fitoi famën në vitet ’90, kishte pasur probleme me varësinë ndaj substancave toksike.