Prej ditësh ka spekulime për një lidhje të mundshme mes Keanu Reeves dhe Angelina Jolie, të pompuara nga disa tabloid me shumë detaje. Por tani, zëdhënësi i aktorit përgënjeshtroi lajmet duke frenuar çdo spekulim që del nga një shpikje e madhe.

Historia juaj është krejtësisht false dhe nuk ka bazë të vërtetë. Edhe një herë jeni duke prodhuar dhe shpikur gënjeshtra për të rritur shitjet”, deklaroi zëdhënësi i Reeves.

Pra, nuk ka asnjë lidhje midis tyre, siç konfirmohet edhe nga një burim shumë afër aktores që tha se për momentin për Jolie ka vetëm shumë punë dhe mbi të gjitha, fëmijët.