Këngëtarja e famshme Katy Perry sapo ka humbur gjyqin disa vjeçar për të drejtën e autorit të këngës “Dark Horse”.

E publikuar në vitin 2014-të në bashkëpunim me Juicy J, ky projekt muzikor është shndërruar menjëherë në hit dhe tani shënon plot 2.6 miliardë shikime në kanalin YouTube. Megjithatë, pak kohë pas lançimit, Katy Perry dhe menaxheri i saj u përballën me akuza të rënda për plagjiaturë nga reperi jo shumë i famshëm Flame.

Ai pretendonte se “Dark Horse” ishte një kopje e pastër e këngës së tij “Joyful Noise”. Mesa duket këto akuza janë më se të vërteta dhe gjykata e Los Angeles ka shpallur Katy Perry fajtore për plagjiaturë. Ajo është e detyruar të paguajë një shumë të majme për të drejtën e autorit tek reperi, një shumë e cila momentalisht ende nuk është vendosur.