Pas Ariana Grande, një tjetër emër i njohur i muzikës do të transformohet në videolojë. Katy Perry do të bëhet pjesë e “Final Fantasy Brave Exvius”, lojë për smartphone.

Të gjithë të pasionuarit pas videolojërave, mund të vihen në rolin e Katy Perry-t dhe të luajnë prej 12 dhjetorit, për një periudhë kohe të limituar.

Me këtë rast, këngëtarja do të lançojë dhe këngën e re “Immortal Flame”, që do të shoqërohet dhe me një videoklip zyrtar.