Një akuzë e rëndë po rëndon mbi Katy Perry-n. Josh Kloss, modeli dhe balerini protagonist në videon e këngës “Teenage Dream”, 2010, u shfry në rrjetet sociale, duke treguar se është ngacmuar dhe fyer seksualisht nga këngëtarja.

“Më detyroi të tregoja pjesët intime para të gjithëve… Më trajtoi si prostitutë dhe më ekspozoi përpara miqve të saj…”.

“Gjatë një feste ditëlindjeje mora dhe një shokun tim, që e adhuronte. Më kishte rënë në kokë për të. Kur po bëhesha gati të prezantoja shokun, ajo më kapi nga pantallonat dhe tentoi të nxirrje jashtë penisin tim për t’ua treguar të gjithëve. Ishte një situatë tepër e sikletshme”.

Kloss e përkufizon sjelljen e Perry-t një abuzim të vërtetë seksual pushteti. Nuk ka folur kurrë publikisht, për të mbrojtur imazhin e këngëtares, edhe pse ka dashur ta bëjë shumë herë.

“Duhet të vazhdoja të punoja për time bijë, që ishte ende e vogël. Më bllokoi edhe paragjykimi i pranuar nga njerëzit, se vetëm fuqia mashkullore është perverse. Por, edhe ajo femërore mund të jetë e pështirë. Nuk kërkoj as famë dhe as para. Por, erdhi momenti të flas e të them të vërtetën”.