Stili i jetës së dukëve të Cambridge është shumë i ndryshëm nga i atyre të Sussex. Princi William dhe ma Kate Middleton e ritheksuan këtë fakt, pas polemikave për udhëtimet e shtrenjta, me katër avionë privatë në pak kohë, të Harry e Meghan Markle.

William e Kate udhëtuan për pushimet në Balmoral me një fluturim low cost prej 73 paund, rreth 80 euro, si një familje normale.

Ishte “Daily Mail” që postoi fotot e familjes, së bashku me fëmijët George, Charlotte e Louis, dadon dhe të ëmën e Kate, Carole Middleton, ndërsa ngjiteshin në avion.