Justin Bieber në shtator të vitit të kaluar celebroi dashurinë me supermodelen Hailey Baldwin. Këngëtari kanadez e bëri celebrimin me Hailey-n pa kontratë paramartesore. Mirëpo si duket, së fundmi është penduar që e ka bërë një veprim të tillë.

Sipas një burimi për “Us Weekly”, ylli i muzikës është i frikësuar dhe tepër i shqetësuar për kontratën paramartesore. Gjërat mes tij dhe Hailey nuk po shkojnë siç duhet: “Ata kanë disa mosmarrëveshje për disa gjëra, por kanë vendosur që të punojnë së bashku për t’i zgjidhur ato.”

Ai ka probleme me besimin. Ka prishur marrëdhënien me disa miq sepse ka frikë se mos ata e përdorin për qëllimet e tyre. Ndërkohë Hailey gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë aty për të, duke e mbështetur në gjithçka”, është shprehur burimi.