Justin Bieber shpërndau një mesazh për fansat në rrjetet sociale, duke u shpjeguar për atë që po kalon kohët e fundit.

“Jam në vështirësi, ndihem si i shkëputur dhe i çuditshëm”, -rrëfeu në një postim shoqëruar me një foto të vitit 2016, së bashku me Kanye West dhe menaxherin e tij Scooter Braun.

Këngëtari 25-vjeçar siguroi fansat: “E marr gjithnjë veten, kështu që nuk jam i shqetësuar. Doja vetëm të ndihesha dhe t’ju kërkoja të luteni për mua. Zoti është besnik dhe lutjet tuaja funksionojnë vërtet. Faleminderit”!