Ian McKane garanton mbi cilësinë e “John Wick 3 – Parabellum”, kapitulli i radhës dedikuar personazhit të interpretuar nga Keanu Reeves, me regji të

Chad Stahelski dhe skenar të Derek Kolstad, që pritet të dalë më 16 maj.

Aktori i pranishëm në film Ian McShane foli në një intervistë dhe garantoi mbi cilësinë e tij: “Do të jetë madhështor dhe shumë i bukur. Kaq mjafton për ta përshkruar atë që do të shihni”.

John Wick është në arrati për dy arsye; është në kërkim me një çmim prej 14 milionë dollarësh për kokën e tij, si dhe që theu një rregull, të vriste në terrenin e “Continental Hotel”. Viktima është një anëtar i “High Table”, që ka nxjerrë dhe shpërblesën. John duhet të kishte dalë para drejtësisë, po mos të ishte për menaxherin e “Continental”, Winston, i cili i dha një orë avantazh përpara se të plase gjëma. John përdor industrinë e shërbimit për të mbetur gjallë ndërsa lufton dhe vret për t’ia mbathur nga Nju Jorku.