John Wick do të jetë në ndjekje të superheronjve Avengers në fundjavën debutuese të “Parabellum”, që sipas “The Hollywood Reporter” mund të ketë arkëtime më të mira se “Endgame”.

Në fundjavën e katërt të projektimit, filmi i vëllezërve Russo mund të fitojë edhe 30 milionë dollarë të tjera në SHBA, duke u renditur i dyti në klasifikim. Ndërsa filmi i tretë aksion i Chad Stahelski pritet të ketë një debutim me 35-40 milionë dollarë, debutimi më i mirë i pritur i sagës, pas 14.4 milionë të “John Wick” (2014) dhe 30.4 milionë dollarë të “John Wick 2” (2017).

Kujtojmë se “Avengers: Endgame” është në kuotën 2.5 miliardë dollarë në rang botëror.