Pas skenave aksion të publikuara në “CinemaCon”, më në fund u zbulua dhe kohëzgjatja e një ndër filmave më të pritur në kinema këtë vit, “John Wick 3 – Parabellum”, kapitulli i tretë i sagës aksion me protagonist Keanu Reeves.

Falë një kuotimi nga “British Board of Film Classification”, tani u mësua se filmi i Chad Stahelski do të zgjasë 2 orë e 11 minuta, duke e bërë “Parabellum” filmin më të gjatë të sagës. Kapitulli i dytë ishte 9 minuta më pak, ndërsa i pari rreth 30 minuta.

Klasifikimi i “BBFC” i atribuon kapitullit të tretë një vlerësim 15, për dhunën e përgjakshme dhe fjalorin e rëndë.