“HBO”-ja publikoi në rrjetet sociale dy imazhe të reja nga seriali “The New Pope”, i Paolo Sorrentino, që vijon ngjarjet e “The Young Pope”, ku John Malkovich shfaqet si protagonist i ri.

Fotot tregojnë momentin e zgjedhjes së personazhit të Malkovich si papa i ri.

Seriali i dytë i Sorrentino, i ambientuar në Vatikan, “The New Pope” është një serial origjinal që mban firmën e HBO, Sky e Canal+.

Në kastin e aktorëve janë edhe Silvio Orlando, Javier Cámara, Cécile de France, Ludivine Sagnier, e Maurizio Lombardi, ndërsa prurjet e reja janë Henry Goodman, Ulrich Thomsen, Mark Ivanir, Massimo Ghini, Sharon Stone e Marilyn Manson.