Në 17-vjetorin e nisjes si lojtar profesionist në WWE, John Cena njoftoi edhe nisjen e xhirimeve të “Fast and Furious 9”, ku është një ndër prurjet e reja të sagës aksion.

Cena bëri një postim në “Twitter”, ku dha dhe një detaj për imazhin që do të ketë në kapitullin e nëntë të “F&F”.

“17 vjet më parë nisa udhëtimin tim në WWE. më dha mundësinë të isha trim dhe i pambrojtur. Gjithashtu njoftoj dhe nisjen e udhëtimit tim në “Fast and Furious 9”: frikë, e panjohur, rritje dhe ndoshta një model i ri flokësh”.

“Për rreth 20 vjet, “F&F” ka mbajtur të mbërthyer fansat pas ekranit dhe ka krijuar disa nga momentet më të mëdha kinematografikë të historisë. Është një nder të bëhem pjesë e këtij filmi dhe kësaj familjeje”.