Jay-Z është një tjetër personazh i botës së spektaklit që i hyn biznesit të kanabisit legal.

Reperi miliarder, bashkëshorti i Beyonce, është shefi i ri i strategjisë së markës në kompaninë “Caliva”.

“Kur bëj diçka është gjithnjë në mënyrën e duhur dhe në nivelet më të larta”, deklaroi artisti, duke vlerësuar etikën dhe eksperiencën e “Caliva” dhe industrinë e fuqishme të kanabisit.

Personazhe të tjerë të famshëm që i kanë hyrë biznesit të kanabisit janë Snoop Dogg, Whoopi Goldberg, Willie Nelson e Martha Stewart.

“Caliva” prodhon dhe shet një sërë produktesh, mes të cilëve lule kanabisi, vaporizatorë, cigare e locione.