Michelle Rodriguez konfirmoi rikthimin si Leticia “Letty” Ortiz në “Fast & Furious 9”, pas marrjen në punë të një skenaristeje. Kohë më parë ajo kishte kërcënuar se do të largohej nga “Fast & Furious” për shkak të konsideratës së vogël kundrejt personazheve femërore.

Deri më tani “Fast & Furious” nuk kishte pasur kurrë një skenariste, por muzika ka ndryshuar. “Ndihesha sikur nuk kishte zëra femërorë në këtë sagë. Duhet të evoluojmë me kohën, nuk duhet të mbesim të bllokuar në të shkuarën”, deklaroi Rodriguez.