Ish-ylli i WWE Ashley Marie Massaro u nda nga jeta në moshën 39-vjeçare ne një spital në New York. Ndërsa autoritetet nuk zbuluan detajet e vdekjes së saj. “Ajo nuk po klasifikohet si një rast penal”, tha një zëdhënës i Departamentit të Policisë.

Një autopsi do të kryhet për të përcaktuar shkakun dhe mënyrën e vdekjes. Massaro ka fituar Diva Search në WWE në vitin 2005, e cila rezultoi në një kontratë 1-vjeçare prej 250 mijë dollarë. Ajo vazhdoi me WWE për 3 vjet, duke ndërprerë më pas lidhjet në vitin 2008.