“Universal” shuan kureshtjen e fansave dhe zvogëlon periudhën e pritjes se filmit të ri të sagës “Fast & Furious” me një spot televiziv plot adrenalinë.

Videoja e publikuar në “Twitter” ka për kolonë zanore “Public Service Announcement”, të Jay-Z, dhe tregon në veprim të gjithë protagonistët e filmit; The Rock, Jason Statham, Vanessa Kirby, Eiza Gonzalez, Idris Elba, secili prej tyre në një moment aksioni specifik.

Xhirimet e “Hobbs & Shaw” janë mbyllur zyrtarisht dhe filmi pritet të dalë më 2 gusht.