Të paktën 5 persona janë vrarë gjatë një rrëmuje në koncertin e reperit algjerian.

Mijëra persona shkuan në stadium për të ndjekur performancën e reperit Abderraouf Derradji, i njohur si Soolking, kur një turmë e madhe njerëzish kanë rënë nga njëra prej hyrjeve.

Sipas medieve lokale, 20 persona  kanë përfunduar në spital. Ende nuk ka detaje të tjera rreth incidentit, por thuhet se nga pesë viktimat, ishin tre burra dhe dy gra.

Ai mori pëlqimin e publikut shqiptar pas bashkëpunimit me shqiptaren Dhurata Dora me këngën “Zemër”.