“Deadline” publikoi parashikohet e box office për “Hobbs & Shaw”, spinnoff-i i sagës gjithë adrenalinë aksion “Fast & Furious”, me protagonistë kryesorë Dwayne “The Rock” Johnson e Jason Statham.

Analistët parashikojnë një debutim prej 55-65 milionë dollarë për filmin e David Leitch që pritet të dalë në kinema më 2 gusht në SHBA.

Sipas “Deadline”, interesi i publikut për “Hobbs & Shaw” është në rritje të vazhdueshme, pavarësisht periudhës verore.

Pas 284 e 391 milionë shikime të dy trailerëve të parë, ai final mori 735 milionë klikime.