Në pritje të të shumëpriturit “Hobbs & Shaw”, me Dwayne “The Rock” Johnson e Jason Statham, i pari spin-off i sagës “Fast & Furious”, u publikua klipi zyrtar plot aksion e adrenalinë i filmit me regji të të David Leitch.

Në trailer, Luke Hobbs, Deckard Shaw dhe Hattie Shaw (motra e Deckard, interpretuar nga Vanessa Kirby) ndiqen nga personazhi negativ Brixton, që interpretohet nga Idris Elba.

Nuk mungon shpejtësia e makinave, akrobacitë në ajër dhe përleshjet mes personazheve, që padyshim do të përfshijnë në aksion fansat e kësaj sage.

“Hobbs & Shaw”, ku do të jenë edhe Eiza Gonzalez, Teresa Mahoney, Helen Mirren e Cliff Curtis, pritet të projektohet në kinema më 2 gusht.