Hellboy, pasi u rikthye në sallat e kinemave, do të bëjë edhe debutimin në botën e wrestling. Pas kritikave të shumta të filmit të ri, Japonia do t’i japë një tjetër mundësi personazhit, duke e linçuar në botën e wrestling në shtator të këtij viti.

Hellboy do ta ketë debutimin e tij më 3 shtator në All Japan, së bashku me Jake Lee e Koji Iwamoto kundër Takao Omori, Black Menso~Re dhe Hokuto Omori. Hellboy është i lartë 213 centimetra, peshon 227 kg dhe ka lindur në ferr më 23 dhjetor të vitit 1944.