Protagonisti kryesor i filmave “Harry Potter”, Daniel Radcliffe rikthehet në televizion, sërish protagonist i një seriali në rolin e një engjëlli, i angazhuar për të dëgjuar lutjet e njerëzve.

Seriali komedi “Miracle Workers”, i bazuar në librin “What in God’s Name”, i Simon Rich, pritet të transmetohet në SHBA më 12 shkurt 2019, në “TBS”. Steve Buscemi interpreton Zotin, ndryshe, tashmë i painteresuar për atë që ndodh në Tokë.

Në 7 episodet, Zoti, i lodhur tashmë nga çështjet tokësore, vendos të dalë në pension, për t’iu dedikuar pasioneve të tij. Sjellja e tij rrezikon të shkaktojë shkatërrimin e planetit dhe kështu dy engjëj, Craig dhe Eliza, vendosin të ndërhyjnë për të evituar më të keqen, duke i premtuar Zotit për të realizuar mrekullinë e pamundur; të ndihmojnë dy njerëz të dashurohen.

Në kastin e aktorëve janë edhe Geraldine Visëanathan, Karan Soni, Jon Bass, Sasha Compère.