“Disney” pritet të sjellë një tjetër ribërje, këtë herë është radha e “Gungaçit të Notre Dame”. Po mendohet për një muzikal live-action, duke përdorur këngët e Stephen Schwartz & Alan Menken.

Ribërja nuk ka ende një datë publikimi, por ka skenaristin, David Henry Hwang, dhe producentin/protagonist, Josh Gad. Aktori tashmë është bërë si i shtëpisë në “Disney”, duke qenë dubluesi i Olaf në “Frozen” dhe interpretuesi i “LeTont” në “Beauty and the Beast”.

Me këtë projekt, “Pinocchio” me Tom Hanks në rolin e Geppetto-s, ka kaluar në plan të dytë. Në media, u tha se regjisori e ka shtyrë realizimin, për arsye familjare.