Kohë më parë u fol për një projekt misterioz me Donald Glover e Rihanna, të realizuar në Hawaii. Tani, pas disa muajve spekulimesh, Childish Gambino publikoi në “Amazon Prime Video” një sekuencë të “Guava Island”, me regji të Hiro Murai.

Janë të shumtë ata që mendojnë se filmi i hap rrugën albumit të ri të muzikantit.

Protagonisti kryesor është Deni (Glover), një person me muzikën në zemër, por që në ishullin Guava ka vështirësi të shprehet, për shkak të një regjimi totalitar/kapitalist. I shtyrë nga e fejuara Kofi (Rihanna), Deni vendos të organizojë një festival muzikor për të celebruar lirinë.