“Google” njoftoi lançimin e një platforme unike për smart TV Android, që do të minimizojë fragmentimin dhe do të përshpejtojë azhurnimet.

Azhurnimi i një platforme nuk është dhe aq i thjeshtë sa duhet, edhe sepse televizori nuk është një smartphone dhe duhet të kalojë në certifikimin e operatorëve. Për këtë arsye, “Google” vendosi të krijojë atë që e ka quajtur “Reference +”, një platformë, ose më saktë një “SoC” për Android TV, ku do të integrohet “Assistant” dhe që do të lehtësojë ecurinë, duke eliminuar elementet e ndryshme që janë të zakonshme në smart TV.

Gjithashtu, do të ketë risi dhe në nivelin e softuerit, si mundësia që përmes një butoni në telekomandë të bëhet abonimi në shërbime të ndryshme streaming.