“Warner Bros.” dhe “LionsGate” publikuan një sërë banerësh promovues të “Godzilla: King of the Monsters”, vazhdimi i “Godzilla”, me regji të Michael Dougherty.

Filmi flet për sforcot e agjencisë “Monarch” ndërsa anëtarët e saj duhet të përballen me përbindësha gjigantë, mes tyre Godzilla, që përleshet me Mothra, Rodan dhe Ghidorah. Kur këto specie antike të shndërruara në legjendë rishfaqen, do të ndeshen për supremacinë duke kërcënuar ekzistencën e njerëzimit.

Reagimet e para të shtypit amerikan janë entuziaste dhe të shumtë e kanë përkufizuar si një film të jashtëzakonshëm, ndërsa fansat mezi presin të shohin një ndër kërcënimet ikonë të historisë së kinemasë.