Më në fund u publikua online traileri zyrtar i të shumëpriturit sezon final të “Game of Thrones”, seriali fantazi tepër i ndjekur dhe pëlqyer i “HBO”-së, frymëzuar nga romanet e George R.R. Martin.

Në sezonin e fundit të “GOT” do të rikthehen Daenerys (Emilia Clarke), Jon Snow (Kit Harington), Tyrion (Peter Dinklage), Cersei (Lena Headey) e Jaimie Lannister (Nikolaj Coster-Waldau). Së bashku me ta, unikët Stark, Sansa (Sophie Turner), Arya (Maisie Williams) e Bran (Isaac Hempstead-Wright). Nuk do të mungojnë as protagonistët e tjerë kryesorë, mes tyre Lady Melisandre (Carice Van Houten), Missandei (Nathalie Emmanuel) e Sir Davos (Liam Cunningham).

Është përfolur se do të jetë një sezon përmbyllës që do t’i bëjë shikuesit të mbajnë frymën, me një betejë epike, me përmasa të papara më parë.