“Game of Thrones”  është seriali më i ndjekur në botë, me rreth 7.2 milionë shikime çdo ditë. Njerëzit në mbarë botën janë vërtetë të pasionuar për të mësuar fatin e Jon Snow dhe të shikojnë rritjen e Daenerys Targaryen. Përshtatja epike në film e ka kaluar romanin në plan të dytë.

I dyti në renditje është “The Walking Dead”, me 4.7 milionë shikime në ditë. Nisja e bujshme e sezonit të shtatë të serialit shkaktoi një furtunë në rrjetet sociale, duke u komentuar si asnjë seri tjeter.

“Pretty Little Liars” vjen në vendin e tretë. Seriali dramatik i adoleshentëve ka jo pak, por plot 3.8 milionë shikime në ditë.

Me 3.5 milionë shikime ditore në vend të katërt renditet “Westworld”. Pas kërkesave të shumta të ndjekësve, producentët po mendojnë te xhirojnë edhe një sezon të ri.