Cabot Cove është qyteti imagjinar ku jeton Jessica Fletcher, protagonistja e Murder, she wrote”, ku ndodhin një sërë vrasjes. Është një ndër serialet më të gjata të televizionit, me 264 episode të transmetuara në vitet 1984-1996, në kohën kur quheshin ende telefilma.

Prej 9 marsit, zonja Fletcher, interpretuar nga Angela Lansbury, do të ketë një kanal vetëm për vete. 12 sezonet do të transmetohen në FoxCrime+1 (në Sky), që për një muaj do të bëhet FoxCrime 100% i verdhë, dedikuar tërësisht hetimeve të shkrimtares detektive.

“Murder, she wrote” është frymëzuar nga “Murder, she said”, 1961, adaptimi kinematografik i një romani me protagoniste Miss Marple. Fillimisht, zonja Fletcher duhet të ishte versioni amerikan i zonjës së krimeve të krijuar nga Agatha Christie, por nuk u morën të drejtat, kështu që roli iu besua Angela Lansbury që kishte interpretuar Miss Marple në filmin “Murder, she said”, në vitin 1980.

Episodi pilot u transmetua në “CBS” më 30 shtator 1984, me titullin “Kush e vrau Sherlock Holmes?”. Në pak kohë, “Murder, she wrote” u një ndër serialet më të suksesshëm në botë. Është transmetuar edhe në Rusi, Zelandën e Re, Pakistan dhe Filipine.