“Terminator: Dark Fate” do ta ketë premierën më 15 nëntor të vitit 2019. Tani janë publikuar edhe fotografi të reja nga projekti i shumëpritur. Arnold Schwarzenegger do të vërë sërish syzet e tij të diellit për rolin e T-800, ndërsa Linda Hamilton do të rikthehet si Sarah Connor.

James Cameron i ka marrë vetë përsipër të gjitha, është krijuesi i filmit, skenarist dhe producent i këtij kapitulli të ri. Me regji të Tim Miller, “Terminator 6” do ta rinisë historinë nga “Terminator 2”, duke injoruar komplet tre filmat pasues.