“The Flintstones”, familja e dashur e epokës së gurit, do të marrë sërish jetë në botën moderne.

“Brownstone Production”, kompania e produksionit të aktores dhe regjisores Elizabeth Banks, do të realizojë episode të reja në bashkëpunim me “Warner Bros”.

Seriali është menduar fillimisht për një publik të rritur, pak a shumë i ngjashëm me “The Simpsons”.

Episodet do të bazohen në ide tërësisht të reja dhe jo ripërpunim i materialit historik.

Seriali origjinal “The Flintstones” u transmetua nga televizioni amerikan “ABC”, gjithsej 166 episode me aventurat e familjeve të Fred Flinstones e Barney Rubble.