Një finale perfekte siç u përkufizua nga shumë fansa të serialit ikonë komedi që mbylli siparin pas 12 sezonesh.

Të gjithë personazhet e dashur kishin një fund të lumtur. Më në fund Sheldon Cooper (Jim Parsons) fitoi çmimin “Nobel”, duke realizuar kështu ëndrrën e tij më të madhe, së bashku me Amy (Mayim Bialik), për studimin e tyre për super asimetrinë.

Amy pati një ndryshim radikal, duke hequr veshjet prej peshkopeje dhe duke shndërruar nga një rosak i shëmtuar në një mjellmë.

Penny ëshë shtatzënë dhe Leonard është tepër i lumtur. Personazhi i interpretuar nga Kaley Cuoco e ka shprehur qartë se nuk donte fëmijë, por jeta të ndryshon.

Dhe ajo që shumë fansa kishin ngritur prej kohësh pyetje, ndodhi. Më në fund ashensori u rregullua dhe prej tij doli Penny. Publiku i pranishëm duartrokiti për 5 minuta pa pushim. Johnny Galecki (Leonard) tha se u emocionua më shumë në këtë skenë, sesa në atë ku Penny thotë se është shtatzënë.